Në javën e 34-të të Superligës së Kosovës në futboll, FC Drita në shtëpi do të përballet me FC Feronikelin nga Drenasi. Para kësaj ndeshje futbollisti I skuadrës bardhekaltër Samson Ebuka Obioha, tha se FC Drita është përgatitur për të luajtur për tri pikë.
“Për ndeshjen e nesërme jemi të përgatitur edhe fizikisht edhe mentalisht që t’i marrim tri pikë”, ka thënë Samson Ebuka Obioha.
Ai e vlerësoi atmosferën në klub si tejet të mirë dhe se ndeshjen e nesërme si shumë të rëndësishme, e të vështirë, por që pikët e plota do të mbesin te skuadra e tij.
Ndeshja zhvillohet nesër e diel, ora 15:00. /2LONLINE/