DYLON

Sami Kurteshi bëhet pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sami Kurteshi i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje Kjo është bërë publike me një konferencë për media bashkë me kryetarin e Lëvizjes Visar Ymeri dhe shefin e grupit parlamentar Glauk Konjufca.

Sami Kurteshi ka lindur në vitin 1960 në Gjilan ku e ka kryer shkollën e mesme. Fakultetin Teknik e ka filluar në Prishtinë. Ka qenë pjesëmarrës i demonstratave të 1981 dhe si pasojë është përndjekur nga regjimi dhe është larguar për në Zvicër.

EkoHigjiena

Aty i është bashkëngjitur organizatave atdhetare dhe ka vijuar veprimtarinë. Në një nga aksionet për të sjellë në Kosovë materialet për lëvizjen është arrestuar nga Policia e Serbisë.

Është burgosur nga regjimi më 1983 më 9 vjet burg. Nga këto i ka mbajtur 7 vjet. Pas lirimit i është bashkuar Këshillit për mbrojtjejn e të drejtave të njeriut të drejtuar nga Adem Demaçi. Aty ka qenë sekretar i Këshillit.

Për shkak të veprimtarisë së tij është përndjekur nga policia e millosheviqit si shumë veprimtarë të tjerë. E për këtë arsye është larguar sërish nga Kosova në vitin 1995.

Në Zvicër ka kryer masterin në Shkenca Politike e rrëdhënie ndërkombetare dhe sociologji.

Pas lufte, Sami Kurteshi ka vijuar veprimtarinë e tij për kombin e shoqërinë. Detyra si Avokat i Popullit deri para pak kohësh ka vënë sërish në spikamë personalitetin dhe qëndrimin e palëkundur të sami Kurteshit ëpr drejtësinë shoqërore, emancipimin dhe të drejtat e njeriut.

Sa kohë ka qenë Avokat i Popullit ne të gjithë si shoqëri e si aktivistë kemi mësuar shumë prej tij, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.