DYLON

“Salloni i V-të i Gjilanit” hapet me rastin e dy kremteve

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Me rastin e  Festës së Flamurit-28 Nëntorit, sivjet për të pestën herë u hap manifestimi, tashmë, tradicional i Shoqatës së Arteve Pamore “Salloni i Gjilanit” e i cili përkon edhe me 10 vjetorin e punes së Galerisë së Arteve pamore të këtij qyteti.

Me këtë rast përgjegjësi për Galeri pastaj edhe kryetari i Shoqatës së Arteve Pamore folen për këto dy aktivitete kulturore të Gjilanit që kanë lidhshmëri të pandashme në mes vete. Përzgjedhësit e punimeve për këtë ekspozitë të Sallonit të Gjilanit- të pestit me radhë, paten punë të vështirë, sepse nga shumë punime të arritura, përzgjodhën për ekspozitë 19 punime të po kaq artistëve. Me piktura u paraqiten: Arbenita Kërqeli, Arta Ramadani, Avni Behluli, Ahmet Ibrahimi Ykel Gjinolli, Filloreta Maliqi, Antigona Selmani, Ramadan Arifi, Jetullah Haliti-Eti, Demir Behluli, Luan Shahiqi, Nagip Berisha, Fatmir Daku dhe Eshref Berishaë me grafikë u paraqit Rasim Vllasaliuë me akuatintë:Teuta Hoxha e Yll Lenjani, ndërsa me skulptura në dru: Agim Ismajli dhe Azim Islamaj.

EkoHigjiena

Në sferën e pikturës më së shumti u prezantua teknika vaj në pëlhurë, por kishte edhe teknika të tjera, ndërsa temat e paraqitura ishin të shumëllojshme. Vlenë të theksohet se të gjitha pikturat ishin të punuara me përkushtim profesionalo artistik dhe përbenin në vete metodat specifike të krijuesve duke paraqitur këtu aftësit e tyre shprehëse të artit.

Me këtë rast, juria e këtij Salloni, shpalli tri punimet më të mira, e ato ishin: piktura “Ndarje artificiale” e Demir Behlulit, “Nudo” e Antigona Selmanit dhe “Kompozicioni” i Ramadan Arifit. Mbrenda këtyre pesë salloneve të Gjilanit, u shpërblyen gjithsejt 17 autorë.

Vlenë të theksohet se në hapjen e këtij manifestimi kulturor,  kësaj radhe morën pjesë vetëm dashamirët e artit pamor, sepse përsonalitetet politike të pozitës dhe të opozitës ishin në aktivitetet e tyre të balotazhit zgjedhor që do të mbahet me 1 Dhjetor 2013. Të pranishmit, me këtë rast, përcollën edhe disa këngë të interpretuara nga antarët dhe orkestra e Trupës Artistike Muzikore(TAM)./Ukshin Zajmi/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.