/2L ONLINE/ – Ajet Sallahu, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit ka mbajtur sot konferencën e parë për shtyp. Gjatë kësaj konference ai ka prezantuar një pjesë të punës së bërë nga kjo drejtori në vitin 2016. Ai ndër tjerash tha se synimi kryesor i kësaj drejtorie gjatë vitit të shkuar ka qenë realizimi i objektivave të planit të punës për vitin 2016, implementimi i kritereve ndërtimore të Planit Zhvillimor Komunal etj.
Sallahu gjatë kësaj konference bëri me dije se në kuadër të punëve të bërë nga kjo drejtori ka qenë hartimi i planeve të hollësishëm për Zonën Ekonomike me statusin “Park Industrial” që do të ndërtohet në fshatin Budrigë e Epërme.
“Qëllimi i kësaj konference është që të paraqesim në vija të trasha punën një vjeçare e kësaj drejtorie. Synimi i DUPMM për vitin e kaluar ka qenë realizimi i objektivave të planit të punës për vitin 2016, implementimi i kritereve ndërtimore të dalura nga Plani Zhvillimor Komunal dhe Urban, Planet rregulluese, zona qendrore dhe jugore, zona lumi, zona veriore. Por edhe hartimi i planit rregullues të hollësishëm për Zonën Ekonomike në fshatin Budrigë e Epërme me statusin Park Industrial” u shpreh drejtori, Sallahu duke përmendur edhe shumë punë të tjera të cilat janë bërë nga kjo drejtori në vitin 2016.
Ai tha se synim kryesor ka qenë procedimi 100% i kërkesave në afat ligjor dhe shtimi i realizimit të të hyrave. Ai foli edhe për realizimin e punëve të katër sektorëve që të kësaj drejtorie. Sipas tij në sektorin e Urbanizmit janë paraqitur gjatë vitit 2016, 59 kërkesa ku 54 prej tyre janë të shqyrtuara ndërsa të tjerat janë në shqyrtim e sipër. Sallahu tha se 23 kërkesa janë paraqitur për pëlqime urbanistike ku të gjitha janë të shqyrtuar dhe miratuar.
Kurse për leje ndërtimore sipas tij për vitin e shkuar 36 kurse 31 janë shqyrtuar nga to 24 miratuar, 7 të refuzuara e 5 janë në shqyrtim e sipër. AI foli edhe për sektorin sektorë të tjerë brenda kësaj drejtorie. /2L ONLINE/