Salihu: Këshilli i fshatit jofunksional

Salihu: Këshilli i fshatit jofunksional

Eksperimentet e Komunës së Gjilanit duke përdorur si vegël këshillat e fshatrave gjoja që të jenë sa më afër qytetarit tani më e dështuar. Po bëhen 4 vite gati që nga marrja e pushtetit nga LDK, dhe asnjëherë nga kryetari Haziri nuk u vizitua më fshati Miresh.

Kështu thotë, Sadat Salihu, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje,Pika në Dobërqan (Miresh), të Gjilanit, sipas të cilit, tani, për vizita as s’bëhet fjalë, por më e keqja nuk pati as përkrahje dhe kryetari Haziri, përmes sekserëve të tij ka prishë këshillin e fshatit, dhe asnjëherë nuk ka funksionuar nga ardhja e kësaj qeverisjeje”, ka thënë Salihu i Vetëvendosjes, shkruan 2LONLINE.

“Ne, si fshat, tashmë jemi të bindur që kjo qeverisje as që qanë hallin për fshatin tonë dhe sigurisht që qytetarët do ta ndëshkojnë me votë këtë qeverisje”, ka thënë Salihu.

Sipas tij, për hallet dhe brengat e qytetarëve, Lëvizja Vetëvendosje e ka ngritur zërin dhe janë solidarizuar me qytetarët e fshatit, dhe së bashku me ta edhe do ta bëjnë ndryshimin.

KOMENTE