DYLON

Salih Kqiku shpallet i pafajshëm

Salih Kqiku shpallet i pafajshëm
Avatar photo Redaksia

Salih Kqiku është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit e cila e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë së Gjilanit  dhe lajmin për këtë e ka bërë të ditur avokati Arsim Vranovci i cili ishte mbrojtja e palës së akuzuar në dy rastet në apel. Vranovci u shpreh i lumtur që drejtësia triumfoi edhe një herë.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, avokati Arsim Vranovci, ka deklaruar se vendimi për shpalljen e pafajësisë për Salih Kqikun është një fitore e drejtësisë dhe e mbrojtjes së pafajësisë.

EkoHigjiena

Ndërsa, Salih Kqiku ka thënë se pafajësinë e tij e ka dëshmuar me prova e fakte edhe në seanca gjyqësore.

Tashmë përfundimisht pas 6 viteve, Salih Kqiku është shpallur i pafajshëm pasi që Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e Prokurorisë së Gjilanit. Kqiku i cili që nga fillimi ka punuar si Drejtor në Departamentin e Prokurimit në Gjilan thotë se nuk e ka pasur të lehtë që për këto gjashtë vite të mbetet peng i vendimeve gjyqësore.

“Ishin aktakuza gjashtë vjeçare të cilat përveç qe nuk kishin të bëjnë me mua, nuk ishin as pjesë e virtyteve të mija qe i’u shërbeva qytetarëve të qytetit tim prej nga paslufta, gjithmonë duke krijuar miq, e duke i ndihmuar me aq mundësi që na është dhëne, sepse për atë veçse kemi qenë të thirrur. Sa i përket aktakuzave ndaj meje të bëra nga muajin shkurt 2018, kam qenë i bindur që jam i pafajshëm dhe këtë gjë e kanë besuar ne çdo proces personat e ndershëm dhe ata bujar, po dhe sigurisht për pafajësinë time e kanë ditur edhe vetë ata që për synime dhe përfitime të tyre personale tentuan të më njollosin mua dhe atë që kam ndërtuar ndër vite me mund e sakrificë dhe profesionalizëm” tha Kqiku.

Ai shtoi se falë profesionalizmit të tij dhe përvojës si ekspert i prokurimit ia ka dalë të rrëzojë tre aktatuza të pabazuara fare për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Jam përballur me lloj-lloj sfide për këto gjashtë vite, por shpresoj se do të nis karrierën time aty ku e kam lënë sepse prokurimi është fushë e ndjeshme dhe do përkushtim dhe precizitet” tha Kqiku.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.