Salih Kqiku është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit e cila e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë së Gjilanit dhe lajmin për këtë e ka bërë të ditur avokati Arsim Vranovci i cili ishte mbrojtja e palës së akuzuar në dy rastet në apel. Vranovci u shpreh i lumtur që drejtësia triumfoi edhe një herë.
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, avokati Arsim Vranovci, ka deklaruar se vendimi për shpalljen e pafajësisë për Salih Kqikun është një fitore e drejtësisë dhe e mbrojtjes së pafajësisë.
Ndërsa, Salih Kqiku ka thënë se pafajësinë e tij e ka dëshmuar me prova e fakte edhe në seanca gjyqësore.
Tashmë përfundimisht pas 6 viteve, Salih Kqiku është shpallur i pafajshëm pasi që Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e Prokurorisë së Gjilanit. Kqiku i cili që nga fillimi ka punuar si Drejtor në Departamentin e Prokurimit në Gjilan thotë se nuk e ka pasur të lehtë që për këto gjashtë vite të mbetet peng i vendimeve gjyqësore.
“Ishin aktakuza gjashtë vjeçare të cilat përveç qe nuk kishin të bëjnë me mua, nuk ishin as pjesë e virtyteve të mija qe i’u shërbeva qytetarëve të qytetit tim prej nga paslufta, gjithmonë duke krijuar miq, e duke i ndihmuar me aq mundësi që na është dhëne, sepse për atë veçse kemi qenë të thirrur. Sa i përket aktakuzave ndaj meje të bëra nga muajin shkurt 2018, kam qenë i bindur që jam i pafajshëm dhe këtë gjë e kanë besuar ne çdo proces personat e ndershëm dhe ata bujar, po dhe sigurisht për pafajësinë time e kanë ditur edhe vetë ata që për synime dhe përfitime të tyre personale tentuan të më njollosin mua dhe atë që kam ndërtuar ndër vite me mund e sakrificë dhe profesionalizëm” tha Kqiku.
Ai shtoi se falë profesionalizmit të tij dhe përvojës si ekspert i prokurimit ia ka dalë të rrëzojë tre aktatuza të pabazuara fare për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“Jam përballur me lloj-lloj sfide për këto gjashtë vite, por shpresoj se do të nis karrierën time aty ku e kam lënë sepse prokurimi është fushë e ndjeshme dhe do përkushtim dhe precizitet” tha Kqiku.