DYLON

Sali Salihu merr timonin e rinisë së Partisë Demokratike

Avatar photo Redaksia

Në Konventën zgjedhore të mbajtur të premten në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës në Bujanoc janë zhvilluar zgjedhjet e reja në Kuvendin e Rinisë së Partisë Demokratike (PD)

Sali Salihu, është emri i ri i udhëheqësisë së Rinisë së PD-së pasi arriti të marrë besimin në Konventën zgjedhore, pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në rininë e këtij subjekti politik shqiptar, transmeton Titulli.

EkoHigjiena

Deri më sot këtë post e mbante Arbër Pajaziti, njëherit shef i kabinetit të kryetari të komunës së Bujanocit.

Pas zgjedhjes në detyrën e re, Salihu përshëndeti të pranishmit duke falënderuar për besimin e dhënë me premtimin se do të punojë me përkushtim të lartë ndaj rinisë së kësaj komune.

Prezentë në konventën zgjedhore ishte edhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi si dhe kryetarja e Forumit të Gruas pranë këtij subjekti, Adelina Bruçaj Hasani.

Me këtë rast kryetari Arifi i ndau një mirënjohje për kontributin e dhënë, ish kryetarit të Forumit Rinor të PD-së Arbër Pajaziti, i cili më herët kishte paralajmëruar dorëheqjen nga ky funksion.

Në këtë Konventë zgjedhore morën pjesë simpatizantë të rinj të Partisë Demokratike.

http://www.titulli.com/sali-salihu-merr-timonin-e-rinise-se-partise-demokratike-foto/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.