DYLON

Sahatqija: Mustafa i pa zëvendësueshëm

Avatar photo Redaksia

Nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatqija, ka thënë se ngërçi politik i krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit nuk do të ketë reflektim në procesin zgjedhor brenda LDK-së.

Ajo ka thënë se Isa Mustafa do ta ketë të drejtën të rikandidojë për lider të partisë për një mandat për shkak të punës që ka bërë.

EkoHigjiena

Sahatqija i ka përcjellë selame PDK-së mos të mbajë shpresa të kota se, mos ndoshta zgjedhjet partiake në LDK do ta largojnë Mustafën e ta shpëtojnë PDK-në.

“Besoj fuqishëm e puna e Mustafës i jep të drejtë të rikandidojë dhe unë jam e bindur se ai do të ketë besimin e anëtarësisë për këtë. Po ashtu besoj se Mustafa do të bëjë rikandidimin për kryetar të LDK-së nga pozicioni i kryetarit të Kuvendit të Kosovës”.

“Prandaj, PDK-ja të mos shpresoj kot se ka ndonjë zhvillim i cili mund të bënte ndryshime në atë çka pritet të ndodhë, pra rikonfirmimi i zgjedhjes së Mustafës dhe qeverisja e re nga koalicioni LDK-AAK-Nisma- Vetëvendosje”, ka thënë Sahatqija për “Epoka e Re”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.