Sadullah Ajeti emërohet kryetrajner i KF Gjilanit
/2L ONLINE/ – Përmes një komunikate, Kryesia e KF Gjilanit ka bërë të ditur se në takimin e mbajtur më 19 prill e kanë emëruar Sadullah Ajetin kryetrajner të ekipit të parë të Klubit. Vendimi ka efekt të menjëhershëm dhe ka ardhur pas dorëheqjes së tashmë ish-kryetrajnerit të KF Gjilanit, Musa Selimi, pak përpara fillimit të ndeshjes me KF Lirinë e Prizrenit.
“Ndërkaq, shprehim zhgënjimin tonë lidhur me referimin në ndeshjen e zhvilluar me KF Lirinë, ku qysh në fillim është vënë re tendenca e referit Hajriz Hajdarin për të dëmtuar KF Gjilanin. Penalltitë e pareferuara për KF Gjilanin, dënimet për lojtarët, zvarritja e ndeshjes, janë indikacione të qarta të kësaj tendence”, thuhet në këtë njoftim të klubit.
Përkundër kësaj, KF Gjilani edhe më tutje vazhdon fuqishëm garën për inkuadrim në Superligë. Besimi ynë se ky synim do të arrihet, mbetet i palëkundur. KF Gjilani është shumë mirë i përgatitur për ta çuar këtë garë deri në fund, me fitore. Deri në Superligë, thuhet n fund të komunikatës së lëshuar nga Kryesia e KF Gjilanit. /2L ONLINE/
