DYLON

Sadovina e Jerlive në aksion për rregullimin e ambientit shkollor

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Rregullimi dhe krijimi i një ambient më të mirë të shkollës, ka qenë shkasi që banorët e Sadovinës së Jerlive të komunës së Vitisë, ishin organizuar dhe në mënyrë vullnetare kanë realizuar aksionin me sukses edhe për pastrimin e fshatit.

Në kuadër të këtij aksioni përpos pastrimit të hapësirave në fshat, është punuar edhe oborrin e shkollës ku janë mbjellur një sasi e bredhave,lule, është rregulluar staza për shëtitje dhe pushimorja.

EkoHigjiena

Aksioni është organizuar nga Këshilli i fshatit Sadovinë, ndërsa kopshti i vogël në oborrin e shkollës “28 Nëntori”, është donacion i Kosova Contesy cila ka ndarë një shpërblim për klasën më të mirë që fitues I 500 eurove ishte klasa e pestë e kësaj shkolle.

Gjithashtu me një shumë simbolike ka ndihmuar edhe Drejtoria e Arsimit si dhe këshilli I fshatit. Punimet gjatë këtij aksioni I ka inspektuar edhe kryetari I komunës Sokol Haliti I cili ka përgëzuar aktivistët për këtë nismë dhe ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur aksionet e tilla edhe në të ardhmen. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.