DYLON

Sadovina e Jerlive dhe Gërmova përfituese të Projektit për Zhvillimin e Komunitetit

Sadovina e Jerlive dhe Gërmova përfituese të Projektit për Zhvillimin e Komunitetit
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Komunitetit , ku janë të përfshirë fshatrat Gërmovë dhe Sadovinë, është përuruar sot serra e parë nga 6 sosh sa janë ndarë të fshatin Sadovinë të Jerlive, nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti me bashkëpunëtor dhe udhëheqësit e Fondacionit Kosovë-Luksemburg, kanë vizituar serrën e Gjylsime Dushkut nga Sadovina, e cila ishte përfituese e këtij projekti.

Me këtë rast, Haliti ka theksuar nevojën për mbështetje të komunitetit në sferën e bujqësisë dhe ka premtuar mbështetje të vazhdueshme së bashku me Fondacionin Kosovë-Luksemburg.

EkoHigjiena

Ndryshe, projekti për Zhvillimin e Komunitetit që financohet nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg dhe me bashkëfinancim të komunës së Vitisë, do të realizohet brenda 3 vjetësh.

Në fshatrat përfituese të këtij projekti Sadovinë e Jerlive dhe Gërmovë, parashihen investime në fushën e arsimit dhe zhvillimit ekonomik, ku bënë pjesë sfera e bujqësisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.