• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Sadiku: Gjilani është shembull për harmoni mes komuniteteve

Redaksia 2LONLINE 17 Maj, 2022 3 min
 Sadiku: Gjilani është shembull për harmoni mes komuniteteve

Komiteti për komunitete në Gjilan ka zgjedhur sot Kemal Shahinin për kryesues të kësaj trupe komunale, në një mbledhje konstituive, të cilën e ka udhëhequr kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku.  

Sadiku ka kërkuar nga anëtarët e Komitetit që të punojë në unitet, duke i rikujtuar ata se harmonia brenda këtij komiteti reflektohet edhe në jetën e komuniteteve jashtë. 

‘E di nga praktika e mëhershme se Komiteti për komunitete në Gjilan ka qenë shembull për të gjitha komunat tjera sa i përket bashkëpunimit të mirë, korrekt dhe të sinqertë dhe si rezultat i këtij mirëkuptimi, shpeshherë kemi përfituar edhe donacione të ndryshme prej organizatave të huaja’, ka thënë kryesuesi Sadiku. 

Ai i ka ftuar anëtarët e Komitetit që ta vazhdojnë këtë praktikë të mirë edhe në këtë mandat, ndërkohë që ka premtuar mbështetjen e tij dhe të Kuvendit për nismat dhe projektet që vijnë nga kjo trupë komunale.    

Ndërkaq, Kemal Shahin, i cili u zgjedh në krye të këtij Komiteti për herë të shtatë, duke qenë anëtari më i vjetër i tij, premtoi se do të vazhdojë të punojë sikur deri më tani, për të gjitha komunitetet pa dallim. 

‘Gjilani njihet për tolerancë dhe bashkëpunim me komunitetet dhe për këtë meritor janë qytetarët’, tha Shahin.   

Komiteti për komunitete ka 7 anëtarë, 4 prej tyre nga radhët e komuniteti turk, serb e rom, ndërsa tre të tjerët janë shqiptarë dhe vijnë nga subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend – LDK, LVV, PDK.     

Anëtarë të kësaj përbërje janë: Drenushë Maloku (LDK), Besnik Shala (LVV), Suzana Selimi (PDK), Kemal Shahin e Songyl Poçinka (komuniteti turk), Nenad Gjorgjeviq (komuniteti serb) dhe Vebi Ramadani (komuniteti rom).  /2LONLINE/

Etiketa:Arianit Sadiku Gjilan Komiteti për Komunitete kryesuesi i Kuvendit
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Vazhdim i kampanjës vetëdijësuese për sigurinë në komunikacion

1 Korrik, 2022
Gjilan

Shkolla “Musa Zajmi” bëhet tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të

1 Korrik, 2022
Nacionale

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia shkëlqen në Turqi me performancën e saj

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Shkolla “Musa Zajmi” bëhet tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të kufizuara

1 Korrik, 2022

Komuna e Gjilanit iu bashkua minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm” 2022

1 Korrik, 2022

Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni mirëpret në takim shefen e UNMIK-ut, znj. Caroline Ziadeh

30 Qershor, 2022

Kuvendi i Gjilanit e miraton KAB-in 2023-2025, opozita nuk merr pjesë në seancë   

30 Qershor, 2022

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të dhunës në familje dhe armëmbajtje pa leje

30 Qershor, 2022

VIDEO: Përkushtimi i përbashkët me Ministrin e Bujqësisë po i sjell Gjilanit një bashkëpunim konkret në sektorin e bujqësisë dhe turizmit

29 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com