DYLON

Sadiku e Veliu vizitojnë Qendrën Spitalore Spitalore Universitare të Gjenevës

Avatar photo Redaksia

/Në takimin me znj. Karine Martinez zëvendës drejtoreshë e kësaj qendre dhe zyrtare për bashkëpunim ndërkombëtarë, është biseduar edhe për përgatitjen e një Memorandumi Bashkëpunimi në mes MSh dhe Qendrës Spitalore Universitare të Gjenevës/

Një delegacion nga Kosova në përbërje të Zëvendësministrit të Shëndetësisë z. Izet Sadiku dhe kryetari i Podujevës z. Agim Veliu, vizituan sot Qendrën Spitalore Universitare të Gjenevës, ku u pritën nga znj. Karine Martinez zëvendës drejtoreshë e kësaj qendre dhe zyrtare për bashkëpunim ndërkombëtarë.

EkoHigjiena

Znj. Martinez i njoftoj delegacionin nga Kosova me organizimin dhe shërbimet që ofron kjo Qendër Spitalore Universitare, e cila ka rreth 1800 shtretër me 12000 të punësuar, me formën e financimit dhe format e bashkëpunimit të kësaj Qendre Spitalore Universitare.

Zëvendësministri Sadiku e njoftoj znj. Martinez me reformën në shëndetësi, me theks të veçantë në organizimit e nivelit sekondar dhe terciar shëndetësor në Kosovë, pastaj me sfidat me të cilat ballafaqohet ky sektor në Kosovë.

Ndërsa z. Veliu e njoftoj znj. Martinez me punët qe ka bërë Komuna e Podujevës për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e kësaj komune dhe me përgatitjet për funksionalizimin Spitalit të Qytetit, i cili do të bëhet në bashkëpunim me MSh.

Në fund të takimit Zëvendësministri Sadiku propozoj që të shqyrtohet mundësia e përgatitjes së një Memorandumi Bashkëpunimi ne mes dy palëve të cilin propozim znj. Martinez e priti me kënaqësi, dhe të dy palët u dakorduan që të vazhdoj puna në përgatitjen dhe nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi në mes MSh dhe Qendrës Spitalore Universitare të Gjenevës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.