DYLON

Sadiku do të vesh fanellen “kuq e zi”

Avatar photo Redaksia

Qendër mbrojtësi Loret Sadiku do ta vesh fanellën ‘kuq e zi’,  Futbollisti 22-vjeçar Sadiku ka folur për Arenën, duke treguar se ka rregulluar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe ka marrë ftesën nga Gianni De Biasi, për dy ndeshjet e radhës të kombëtares, ndaj Zvicrës dhe Qipros.

“Momentalisht ndodhem në Tiranë, pasi kam ardhur për të rregulluar dokumentacionin, dhe tani gjithçka është në rregull. Tani jam lojtar i Kombëtares së Shqipërisë, pasi kam marrë edhe ftesën për dy ndeshjet e radhës nga trajneri Gianni De Biasi”, shprehet Sadiku për Arena.

EkoHigjiena

Kosovari ende nuk e di nëse do të ketë të drejtë loje më 11 tetor, pasi për një gjë të tillë vendos FIFA. “E rëndësishme është që do të jem pjesë e Kombëtares, mirëpo nuk e di nëse do të jem në fushë, pasi për këtë do të vendosë trajneri”  ka thënë ndër tjerash Loret Sadiku.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.