Qendër mbrojtësi Loret Sadiku do ta vesh fanellën ‘kuq e zi’, Futbollisti 22-vjeçar Sadiku ka folur për Arenën, duke treguar se ka rregulluar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe ka marrë ftesën nga Gianni De Biasi, për dy ndeshjet e radhës të kombëtares, ndaj Zvicrës dhe Qipros.
“Momentalisht ndodhem në Tiranë, pasi kam ardhur për të rregulluar dokumentacionin, dhe tani gjithçka është në rregull. Tani jam lojtar i Kombëtares së Shqipërisë, pasi kam marrë edhe ftesën për dy ndeshjet e radhës nga trajneri Gianni De Biasi”, shprehet Sadiku për Arena.
Kosovari ende nuk e di nëse do të ketë të drejtë loje më 11 tetor, pasi për një gjë të tillë vendos FIFA. “E rëndësishme është që do të jem pjesë e Kombëtares, mirëpo nuk e di nëse do të jem në fushë, pasi për këtë do të vendosë trajneri” ka thënë ndër tjerash Loret Sadiku.