DYLON

Sadiku: Bunjaki ka nevojë për syze!

Avatar photo Redaksia

Përsëri ka pakënaqësi për listën e përzgjedhësit Albert Bunjaki për miqësoren e Kosovës ndaj Omanit. Kësaj radhe zërin e ngreh ashpër një portier i Superligës. Gardiani i Drenicës, Burim Sadiku, i thotë Bunjakut që ka nevojë për syze.

“Grumbullimi i Ujkanit dhe Mushicës është në rregull, por nuk e di se çfarë ka bërë Bunjaku me dy portierët tjerë. Ai i Lirisë është në Ligë të Parë, nuk e di a e dinë Bunjaku që ka portierë edhe në Superligë. Unë jam grumbulluar gjithmonë nga të gjitha gjeneratat e përfaqësueses, e aty janë edhe Valmir Bytyqi, Enis Manxholli apo Artan Latifi. Bunjaku ka nevojë për syze”, ka deklaruar Sadiku për gazetën Arena. Ju kujtojmë që katër portierët në listën e Bunjakut janë Samir Ujkani, Kushtrim Mushica, Ilir Avdyli e Betim Berisha.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.