Sadete Tërnava me poezinë e saj “Drojë andrrash”, fituese e Orës Letrare në Kamenicë
Në organizim të Klubit Letrar “Nositi” dhe në koordinim me Drejtorinë e Kulturës, në ambientet e Bibliotekës së qytetit në Kamenicë u mbajt ora e madhe letrare, kushtuar 28 Nëntorit – Festës së Flamurit.
Ora letrare kishte edhe karakter garues, në të cilën konkurruan 48 poetë-e, nga të gjitha trevat shqiptare, ndërsa poezitë e tyre i lexuan poetët e pranishëmꓽ Izet Kallaba, Farida Ramadani ,Sadik Kovani, Bekim Beka, Selvete Abdullahu, Nazmie Hasani, Fatmushe Gërguri, Diona Bajraktari, Bujar Salihu, Xhemkadri Kastrati, Safete Graiçevci Jakupi, Hysen Këqiku, Sulejman Dërmaku, Rrushe Hasimja, Sadete Tërnava, Nazim Bislimi, si dhe poetët jashtë konkurrencës, siꓽ Xhevdet Kallaba, Raif Gashi ,Alma Ferunaj, Minivere Muja Maka..
Juria në përbërjeꓽ Baki Krasniqi, Arsim Halili dhe Musa Ahmetaj, pasi poezitë i kishin lexuar më parë, si dhe pas leximit nga poetët e pranishëm, duke iu përmbajtur kriterit të konkursit, veçoi disa poezi për vlera të dalluara artistike. Për shpërblim dalloi tri poezitëꓽ
1.Drojë andrrash- me shifër”Rrëfenjza”,autore Sadete Tërnava-Vendi i parë.
2. Himerë- me shifër ”Nata e fundit e vjetit 1900”, autor Bujar Salihu- vendi i dytë
3.Cila stinë më dogji mallin- me -shifër”Stina ma dogji mallin” autor Izet Kallaba- Vendi i tretë.
Juria profesionale ,dalloi edhe disa poezi për botim në numrin e ardhshëm të revistën “Nositi”.
Përndrydshe, prania e një numri të konsiderueshëm, bëri që ora letrare kushtuar 28 Nëntorit të zhvillohet me vlera të arrira artistike.
Profesoresha Donjeta Kryeziu , e cila moderoi orën letrare ka thënë se Klubi letrar “Nositi”, që disa vite është duke e shënuar 28 nëntorin, me aktivitete letrare, me theks të veçantë është edhe kjo orë letrare, që unifikon festën e flamurit, festën e alfabetit dhe festat e nëntorëve të lirisë
“Me fjalën e bukur artistike po i jepni kuptim e vlerë festës kombëtare. Fjala artistike ka frymëzuar e ka ruajtur idealizmën për lirinë e tokave tona të copëtuara. Vargjet e poetëve të Rilindjes kanë ngjallur dashurinë për mbrojtjen e atdheut tonë”, ka thënë ajo.
Afrim Dervishi, drejtor i Drejtorisë së Kulturës, theksoi se fjala artiske na bashkon në të gjitha kohët. Festa e 28 Nëntorit, është njëra ndër festat më të dashura, e cila ruan themelet e kulturës shqiptare.
“Në qytetin tonë fjala poetike, ka jehonën e lirisë, sepse dëshmorët e atdheut gjithmonë kanë dhënë kushtrimin për lirin e tokave tona”, tha ai.
“Ky aktivitet dhe të tjera të Klubit letrar “Nositi”, po mbahen në mbështetje të vazhdueshme e sponsorizim të Ndërmarrjes “Vëllezërit Borovci ”SHPK, me këta ndërmarrësit të suksesshëm të komunës së Kamenicës, Kamer e Mustafë Borovci. Përkrahja e tyre po e ndihmon fjalën e shkruar artistike në Komunën tonë e më gjerë”.
“Poashtu, Klubi Letrar” Nositi” ka mbështetje të vazhdueshme edhe nga Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, dhe Drejtoria e Kulturës. Ora e sotme letrare u fokusua me syrin e kamerës nga Gani Kryeziu, i cili gjithnjë po krijon arkivin, si dhe po shfaq për publikun e gjerë të gjitha aktivitetet e Klubit letrar “Nositi””, thanë drejtuesit e Klubit Letrar “Nositi”. /2LONLINE/
