DYLON

Sabri Hamiti: Merreni yrrnek Lutën!

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka mbajtur sot takim me strukturat e Forumit të Gruas  dhe të Forumit të Rinisë të LDK-së, ku i pranishëm ishte kryetari i Degës, Lutfi Haziri së bashku me kryesinë, kryetarja e FG-së Valentina Bunjaku Rexhepi, kryetarja e FR-së, Rina Ahmetit, ndërsa nga niveli qëndror i pranishëm ishte nënkryetari i LDK-së, akademik Sabri Hamiti, kryetarja e Forumit të Gruas, Lirije Kajtazi si dhe kryetari i FR-së, Armend Ibrahimi.

Me këtë rast, kryetari Haziri është shprehur se këto dy Forume kanë pasur rol vendimtar në fitoren e LDK-së në Gjilan, duke thënë se LDK do të rritet edhe më shumë në mënyrë që fitorja në zgjedhjet parlamentare të bëhet edhe më e madhe.

EkoHigjiena

Ai ka inkurajuar këto dy forume që të vazhdojnë të jenë aktiv sikur në zgjedhjet e fundit lokale, ndërsa ka pohuar se tash LDK do të vendos standard të ri të fitores në Gjilan.

Ndërsa, nënkryetari i LDK-së, Sabri Hamiti, tha se ka ardhur t’i dëgjoj të pranishmit se si e shohin rritjen e LDK-së edhe më shumë në zgjedhjet parlamentare, përderisa i ka rekomanduar Forumit të Rinisë që ta marrin shembull HaziriN, i cili në bazë të punës së tij të jashtëzakonshme arriti fitore plebishitare në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.