(2LONLINE) – Sabit Rexhepi ka marrë besimin për të qenë në krye të Shoqatë së ish të Burgosurve Politik (SHBP), Dega në Gjilan, derisa delegatët e Kuvendit Zgjedhor të këtij organizmi, kanë zgjedhur për zëvendëskryetar, Shaqir Shaqirin, e sekretar Femi Halimin.
Në këtë Kuvend është zgjedhur edhe kryesia e re prej 9 anëtarësh dhe 4 delegatësh me kryetarin e Degës për përfaqësim në Shoqatën e ish të Burgosurve Politik, me seli në Prishtinë.
Ndryshe, përbërjes së re udhëheqëse Kuvendi në fjalë ka shqyrtuar edhe punën e deritanishme të Degës dhe është folur edhe për kompenzimin e të ish burgosurve politik që pritet në Prill, me autorizimin e kryeministrit Thaçi, dhe me bartjen e kompetencave në Ministrinë e Financave.
Në Kuvend kanë marrë pjesë edhe Meriman Braha dhe Shefik Sadiku nga selia Qendrore në Prishtinë.
Kuvendi ka shqyrtuar edhe gjendjen e vështirë sociale të ish të burgosurve politik dhe pozitën e tyre të dorës së dytë në shoqërinë tonë. Meriman Braha përfaqësues nga Qendra e kësaj Shoqate ka thënë se të burgosurit politik të asaj kohe kundërshtuan atë regjim për gjithë kohën, dhe me sakrificën e tyre dhe luftën tonë u arrit që të largohet okupatori, duke i sjellë kështu vendit lirinë.
“Tash pas luftës, ne nuk dëgjohemi, as nuk kemi kurrfarë përfaqësimi në pushtetin e pasluftës. Dhe se,, edhe ata të burgosur që kanë trajtim dhe konsolidim social, janë vënë në shërbim të liderëve dhe partive politike, dhe me këtë kanë humbur nga autoriteti i vetë, për hir të një vendi pune dhe pozite”, ka thënë Braha.
Kuvendi ka kërkuar nga kryesia që të mbroj në Komunë dhe nivel qendrore të drejtat dhe autoritetin e të ish burgosurve politik, dhe të kërkohet që zotimet që mori Qeveria me kryeministrin Hashim Thaçi, më 15 Mars dhe 12 Prill 2013, për vëniën e Shoqatës nën mbrojtjen e Qeverisë së Kosovës, dhe që të merret kushtimisht me zgjidhjen e të gjitha problemeve qenësore të Shoqatës dhe anëtarëve.
Ndryshe, Shoqata e ish të Burgosurve Politik, Dega në Gjilan, ka mbi 500 anëtarë, shumica e të cilëve kanë edhe librezat e anëtarësisë, me të cilat realizojnë dhe shërbimet tyre pa pagesë, në Shëndetësi, Kadastër e Gjeodezi. Dhe për këtë , sekretari i kësaj Dege, Femi Halimi, është falënderuar për mirëpritjen e jashtëzakonshme dhe humane, që po u bëhet nga ana e mjekëve, anëtarëve e Shoqatës dhe p oashtu ka vlerësuar qasjen naj kësaj kategorie edhe të Sektorit të Kadastrës dhe Gjeodezisë, për shërbimet humane të ofruara.
Kryesia e Re është zotuar se do të angazhohet me të gjitha forcat për të drejtat e ish të burgosurve politik të Komunës së Gjilanit, deri në Kuvendin e ardhshëm zgjedhor, e që pritet të mbahet pas katër vitesh. /2lonline/