DYLON

Sa vakte duhen konsumuar në ditë?

Avatar photo Redaksia

Po përpiqeni të hiqni kilogramët e tepërt nga trupi juaj? Kërkuesit mendojnë se e kanë gjetur mënyrën!

Një mëngjes i madh dhe një drekë e bollshme janë më të mirët për të kontrolluar peshën trupore dhe nivelet e sheqerit në gjak, sesa gjashtë vakte të vogla në ditë, sugjeron një kërkim i ri.

EkoHigjiena

Kërkimi gjeti se dy vakte të bollshme, krahasuar me ushqimet e shpejta e të vazhdueshme (që konsumohen shpesh), janë më të mira për njerëzit, veçanërisht për ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2. Po ashtu, ato mund të ndihmojnë këdo që do të dobësohet.

Kërkuesit danezë zbuluan se ngrënia e shpeshtë e ushqimeve me kalori dhe sheqer, rrit sasinë e grumbulluar të kolesterolit në mëlçi dhe dhjamin në bel, mirëpo ngrënia e sasive më të mëdha nuk kishte të njëjtin efekt. Gjatë provave, ata që hëngrën dy pjata plot, dy herë në ditë, humbën një të katërtën e peshës krahasuar me ata që shkonin më shpesh tek dollapi për të ngrënë sasi të vogla ushqimi.

Rezultatet duket se mbështesin atë thënien e vjetër: “Mëngjesin haje si mbret, drekën, si princ dhe darkën si i varfër”. Studime të tjera, më të zgjatura në kohë dhe me numër më të madh pjesëmarrësish janë të nevojshme para se të ofrohen rekomandime në terma të shpeshtësisë së vakteve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.