DYLON

Sa ushtarë serbë humbën jetën në Leran nga bombardimet e NATO-s?

Avatar photo Redaksia

Lerani, vendi ku gjatë vitin 1999 u bombarduan lokacionet e Ushtrisë së atëhershme Jugosllave, sipas statistikave zyrtare jetën e kanë humbur shtatë ushtarë të kësaj njësie.

Ky fshat, jo larg Preshevës ka qenë në shënjestër të aeroplanëve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), respektivisht caqet e ushtrisë që ishin stacionuar në pjesë të ndryshme të Luginës së Preshevës, shkruan Portali informativ Titulli.com.

EkoHigjiena

Në Leran ishte vendosur Brigada e 78-të e motorizuar. Javën e kaluar është shënuar përvjetori i rënies së shtatë ushtarëve dhe oficerëve të kësaj brigade të Ushtrisë së ish Jugosllavisë.

Në mesin e të rënëve janë: majori Lubisav Stojanoviq, kapiteni Dragan Lukiq, kapteri i vjetër Zhelko Allar, tetari Dimçe Stamenov dhe ushtarët Sllobodan Mirkoviq, Alleksandar Popoviq dhe Ninosllav Milenkov.

Në vendin e bombardimit, në Leran, ku humbën jetën këta pjesëtarë të ushtrisë është vendosur guri përkujtues me emrat e gdhendur të ushtarëve dhe oficerëve.

Sikurse viteve të mëhershme edhe javën e kaluar delegacione të larta i kanë bërë homazhe të rënëve në këtë lokacion, duke filluar me ushtarak të këmbësorisë, në krye me komandantin, Gjeneral-lejtnant Millosllav Simoviqin prej rrethit administrativ të Pçinjës, ushtarak nga qyteti i Vrajës, Policisë, BIA-s, SUBNOR-it të Vranjës dhe Preshevës, Shoqata e Pasardhësve të Luftës deri vitin 1918 dhe disa delegacione nga komuna e Bujanocit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.