DYLON

Sa shpesh duhet ndërrohen çarçafët?

Avatar photo Redaksia

Nëse dëshironi që të keni një gjumë pa probleme, vendi ku flini duhet të jetë i rehatshëm për ju. Hulumtuesit kanë zbuluar se për një fjetje më të mirë çarçafët duhet të pastrohen dhe këtë duhet ta bëni çdo një apo dy javë.

“Aroma e freskët e çarçafit tuaj ju bën që të ndjeheni mirë dhe për një aromë të mirë, ata duhet të pastrohen çdo një apo dy javë”, ka thënë Maeve Richmond, themeluese dhe drejtoreshë e kompanisë për organizimin e shtëpise.

EkoHigjiena

“Ndërsa ndërrimi i shpeshtë i tyre është edhe më e mirë për shëndetin”.

Nëse ndonjë anëtar i familjes sëmuret, fle i zhveshur apo nuk bënë dush pas një pune shumë të gjatë, ju duhet t’i pastroni çarçafët shumë shpesh. Koha është edhe një faktor tjetër.

“Varësisht nga stili i jetës, çarçafët gjatë muajve të verës duhet të pastrohen më shpesh sepse ju djersiteni shkaku i temperaturave të larta dhe bartja e djersës nëpër jastëk dhe çarçafë është shumë e natyrshme”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.