(2LONLINE) – Për gjërat e përbashkëta duhet përkujdesje e shoqërisë, por se në veçanti ata që janë të thirrur për një punë duhet t’i kryejnë detyrat e tyre. Kjo shenjë orientuese që tregon sheshin “Kadri Zeka”, e cila ndodhet mu në mes të qytetit , e shkoqur nga vendi i saj dhe e shtrirë në tokë, është fotografuar nga qytetarët të cilët e kanë dërguar atë në adresë të redaksisë së 2LONLINE. Vendosja e tyre mundësohet fal kontributit të tatimpaguesve të këtij qyteti andaj edhe duhet kujdes që ato të mos i lejojmë të dëmtohen, shkatërrohen apo edhe të vidhen, gjëra këto që kanë ndodhë më parë. /2lonline/