Sa po kanë efekt gjobitjet në trafik?!
Në statistikat ditore të policisë, vazhdojnë të regjistrohen mbi 2 mijë gjoba brenda një dite. Kështu, brenda 24 orëve të fundit, Policia ka bërë me dije se në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 311 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 85 aksidente trafiku, 1 me fatalitet 34 me lëndime dhe 50 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 32 persona, 24 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/
