Sa po kanë efekt gjobat e shqiptuara?!
Në raportet ditore të autoriteteve policore, pothuajse çdo ditë regjistrohen mbi 2 mijë gjoba trafiku, për ata që i shkelin apo nuk i respektojnë rregullat në trafik.
Referuar statistikave, pothuajse është bërë rutinë raportimi për më se 2 mijë tiketa të shqiptuara, mesatarisht, në çdo 24 orë. Ato mund të ndikojnë në shtimin e sigurisë në rrugët e Kosovës, por se duket se jo në reflektimin e pjesëmarrësve në trafik.
Edhe në 24 orët e fundit janë raportuar, mbi 2 mijë e 500 gjoba të shqiptuara, ndërkohë që janë regjistruar edhe 57 aksidente trafiku.
Pra, sipas raportit e 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 542 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion
Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 57 aksidente trafiku, prej të cilave 26 me të lënduar dhe 31 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.
Janë arrestuar 17 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
