Sa orë gjumë janë të nevojshëm për trupin?
Të bësh sa më shumë gjumë në një moshë mesatare, mund të jetë aq keq për ju, njëjtë sikurse kur nuk keni gjumë të mjaftueshëm. Një studim i bërë tek 9 mijë persona të moshave 50-64 të cilët kanë fjetur së paku gjashtë orë ose më shumë se tetë, kanë pasur kujtime të këqija dhe aftësi vendim-marrëse.
Sipas shkencëtarëve, gjashtë deri në tetë orë gjumë në natë janë veçanërisht të rëndësishme për funksionin optimal të trurit në të rriturit më të rinj.
Gjashtë deri tetë orë në natë janë optimale për shëndetin fizik, duke përfshirë edhe rrezikun më të ulët të zhvillimit të trashje, hipertension, diabet, sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.
