Sa me thanë se diçka po bahet!!!
(2L ONLINE) – Pashë dje se si dy persona hidhnin nji landë (supozoj të ishte kripë),pjesëve të trotuareve të qytetit ku ishte e mbuluar me akull dhe borë. Njeri shkonte mbrapa me nji karroce në duar e tjetri që shkonte para mbushte grushtin dhe shpërndante landen sikur kur mbjellë farën në ara.
Në fakt, sapo i shihje e dije se s’kishte gja prej asaj pune sepse diktohej se bahej sa për sy e faqe. Edhe këtë mund ta vërtetosh edhe sot kur kalon udhën para soliterit. Sepse bora dhe akulli janë aty mu sikur ishte para se ti hudhnin kripë. Në mos ma shumë!
E sikur ajo e djeshmja nuk mjaftoi sot prapë ishin dalë këta të mjerët me kazmë e me kaci e me kolicë (karrocë) dhe po hiqnin akullin me borë pranë,teatrit! Dhe të dukej prapë sikur banin sikur po banin diçka!
Në fakt mua mu duk sikur shtirje e organeve komunale, sikur gjoja po banin diçka dhe të pastrohej sado pak aty pjesa ku do mbaheshin manifestimet e janarit!
/Xhelil ARIFI/
