“Intelektualët” e Drites janë njëri nga tifo grupet më të organizuara në Kosovë. Orari i Superligës në tri javët e fundit ishte i tillë që Drita të luaj tri ndeshje radhazi në udhëtim, ku dy të parat janë zhvilluar ndërsa e treta është e paraparë për të dielën.
Por, për tifozët besnikë të Dritës kjo nuk paraqet aspak problem. Ata ishin në numër të madh në Prishtinë dhe Ferizaj, Intelektualët kanë paralajmëruar udhëtimin e tretë brenda 11 ditëve.
‘Bardhekaltërtit’ do të udhëtojnë drejt kryeqytetit të dielën për ta përkrahur klubin e tyre të zemrës në përballje me Flamurtarin.
“Intelektualët” do të jenë arsyeja shtesë që futbollistët e Dritës do të synojnë fitore të dielën me fillim nga ora 13:00 në Prishtinë.
Ky eshte postimi i fundit i Intelektualeve:
On tour!
Këtë të diele përsëri udhëtojmë në Prishtinë, por këtë radhë ne stadiumin e Flamurtarit, aty ku klubi jonë i zemrës do ta luajë ndeshjen, e ne nuk do të mungojmë as në këtë takim, pasi ku është Drita jemi edhe ne si lojtari i 12-të.
Udhëtimi i tretë me radhë, andaj si gjithmonë do të jemi pranë klubit tonë të zemrës, do të udhëtojmë me autobusë dhe vetura private masovikisht, vetëm për një qëllim, ta ndihmojmë klubin tonë ti arrijë objektivat e saj së bashku me ne, Intelektualët.
Të dielen nga ora 11:00 fillojme të tubohemi në Champions Bar dhe nga aty nisemi drejtë Prishtinës.
KF Flamurtari – FC DRITA
E diele, ora 13:00
N’zemrën tonë veq TI je