Të futesh në dietë dhe të përfundosh duke u shëndoshur. Është kjo ajo që ka zbuluar një studim i drejtuar nga Jenny Craig, e cila ka arritur në përfundimin se kjo gjë ndodh me 4 femra në 10.
Studimi amerikan me titull, “Food, Body, Mind” u realizua duke iu nënshtruar pyetësorëve 2000 femra, të mësuara me dieta të shpeshta me moshë nga 18 deri në 65 vjeç, si dhe duke vlerësuar sjelljet e tyre ushqimore.
60% e të pyeturave deklaruan se ishin në dietë në momentin që pyeteshin dhe 20% prej tyre se ishin në fazë përkujdesje për të ruajtur peshën.
Rezultoi se ndër arsyet kryesore që i shtynin drejt dietës ishte pasqyra, apo pushimet që po afronin, si dhe fotografitë në rrjetet sociale.
Ndërkohë shkak për shëndoshjen e tyre pas dietës u zbulua se ishte uria e madhe e akumuluar gjatë saj, ku kilet e tepërta nisnin të merreshin qysh në ditën e 21, pas arritjes së peshës së dëshiruar, ku u vu re një shtim në peshë prej 2.3 kg.
Kështu që studiuesja këshillon që të mos niset një dietë nëse kilet që duhen humbur janë të pakta, pasi rrezikohet që të merren sërish.