• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

Sa janë të sigurta ndërtimet e larta në Kosovë?

Redaksia 2LONLINE 11 Mars, 2023 3 min
 Sa janë të sigurta ndërtimet e larta në Kosovë?

Shkruan: Ismajl Kurteshi

Në seancën e muajit shkurtit, të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, i shqetësuar nga tërmeti në Turqi dhe Siri, që mori mbi pesëdhjetëmijë jetë njerëzish e pyeta drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit, nëse objektet shumëkatëshe, për banim kolektiv, janë monitoruar gjatë ndërtimit dhe janë pranuar teknikisht, para se të jepen në shfrytëzim?

Përgjigjja në këtë pyetje, ishte shqetësuese. Drejtori deklaroi para këshilltarëve komunal dhe para publikut, se asnjë objekt i lartë nuk është monitoruar gjatë kohës sa ndërtohej dhe nuk është pranuar teknikisht. Drejtori në vazhdim tha se Komuna tani po planifikon të themelojë një komision i cili do të merret me ekzaminimin e qëndrueshmërisë së këtyre objekteve edhe pse ky ekzaminim i vonuar nuk ka mundësi të sigurojë informatat e sakta mbi sigurinë e objekteve.

Se nuk ekziston distanca e nevojshme në mes të objekteve që është e rëndësishme për sigurinë dhe hapësirave të gjelbërta, në mes të ndërtesave të larta, nuk ka nevojë për analiza sepse kjo vërehet edhe me sy.

Se në tokën bujqësore, bazuar në Ligjin nr. 02/l-26 për tokën bujqësore është e ndaluar të përdoret për ndërtimtari, po ndërtohet gjithandej, dhe se leje për ndërtim, në tokën që është e ndaluar me ligj, po japin institucionet shtetërore.

Është e rëndësishme të përmendet me këtë rast edhe një përgjigje tjetër e Drejtorisë së Urbanizmit, në vitin 2022, në lidhje me respektimin e lejeve të ndërtimit.

Bazuar në përgjigjen zyrtare (me shkrim) të Drejtorisë së Urbanizmit, vetëm gjatë vitit 2021, në Komunën e Gjilanit janë ndërtuar mbi 30.000 metra katrorë, përtej lejeve që i ka lëshuar Komuna.

Kjo praktikë që po e rrezikon jetën e qytetarëve duhet të ndërpritet, sepse kështu si ka shkuar gjatë dy dekadave të fundit, po rrezikon jetë njerëzish, po e dëmton tokën pjellore dhe po prodhon kaos në shumë plane.

Prandaj, vendosja e rendit në këtë fushë shumë të rëndësishme është obligim i institucioneve në të dyja nivelet. /2LONLINE/

Etiketa:Kosovë ndërtimet e larta Opinion rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje

25 Mars, 2023
Nacionale

Kryeministri i Kosovës takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

25 Mars, 2023
Sport

Kombëtarja e Kosovës e gatshme për ta nisur mbarë ciklin kualifikues Euro

25 Mars, 2023
Info+

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

25 Mars, 2023
Lajme të ngjashme

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje të arta

25 Mars, 2023

Kryeministri i Kosovës takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

25 Mars, 2023

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

25 Mars, 2023

Arrestohen dy të dyshuar në veri dhe konfiskohen mbi 4 kg marihuanë

25 Mars, 2023

Ngacmimet dhe dhuna seksuale nuk kanë vend në shoqërinë tonë

24 Mars, 2023

Me ndezjen e Flakadanit u hap Manifestimi tradicional kulturor dhe sportiv “Flakadani i Karadakut” – 2023

24 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com