DYLON

Rushiti: 2019-ta për Gjilanin ka qenë vit i lirimit të hapësirave publike

Rushiti: 2019-ta për Gjilanin ka qenë vit i lirimit të hapësirave publike
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushiti, ka deklaruar se viti 2019 për Gjilanit do të mbahet në mend si vit i lirimit të hapësirave publike nga uzurpatorët.

“Kemi bërë maksimumin për lirimin e hapësirave publike nga uzurpatorët. Nuk ka qenë e lehtë, por nuk do të ndalemi së zbatuari ligjet në fuqi. Gjatë këtij viti janë rrënuar gjashtë objekte që kanë qenë në pronën publike dhe kanë penguar zhvillimin e projekteve të Gjilanit”, ka thënë Rushiti, në konferencën për media.

Rushiti ka njoftuar, po ashtu, se kanë zbatuar me përpikmëri dy vendimet e kryetarit për kujdestaritë gjatë sezonit veror dhe vendimin mbi menaxhimin e ujit të pijshëm.

EkoHigjiena

“Duke e falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen dhe qytetarët për lojalitetin, kemi arritur rezultate të kënaqshme në këtë aspekt”, ka thënë ai.

Gjatë vitit 2019 janë shqiptuar 63 gjoba mandatore për mbrojtjen e ambientit dhe keqpërdoruim të ujit të pijshëm, ndërkaq numri total i procesverbaleve i Drejtorisë së Inspekcionit është 1348.

Drejtori i Inspekcionit, Nevzad Rushiti, ka potencuar se Zyra Kombëtare e Auditorit e ka vlerësuar pozitivisht punën e sektorit për ushqim – mishin, grurin dhe prodhimet nga gruri, që operon në kuadër të këtij dikasteri.

Në fund, drejtori Rushiti i ka falënderuar edhe organet e sigurisë, Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe Gjykatën Themelore për bashkëpunimin e mirë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.