DYLON

Rumania rrëmben çmimin e parë në Preshevë

Avatar photo Redaksia

Në Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë është mbajtur edicioni i 3-të i konkursit ndërkombëtarë të fotografisë artistike “PreFoto”.

Edicioni i tretë i këtij konkursi ndërkombëtar të fotografisë me karakter garues ka nxjerrë fitues Tudor Vintiloiu nga Rumania, i cili fitoi çmimin e parë me fotografinë “Early Birds” (zogjtë e hershëm).

EkoHigjiena

Në mesin 46 fotografive konkuruese në “PreFoto” çmimin e dytë e rrëmbeu artisti nga  Kosova, Fahredin Spahija, me fotografinë “Xhaxhai im”, raporton Titulli.

“Sytë komunikues” ishte imazhi tjetër që siguroi vendin e tretë, fotografi kjo e Iden Temalit nga Shqipëria.

Juria, në mbrëmjen e konkursit ndërkombëtar të zhvilluar të shtunën në Preshevë ndau edhe çmimin special i cili i takoi Arton Humollit nga Kosova, me fotografinë “Shqiponja ime”.

Edicioni i tretë i konkursit ndërkombëtar “PreFoto” është mbështetur nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në Qeverinë e Shqipërisë Erion Veliaj, i cili personalisht mori pjesë në këtë organizim.

Konkursi ndërkombëtar i fotografisë “PreFoto” për tre vite me radhë që organizohet në Preshevë, ka arrit të mbledhë artistë të shumtë nga rajoni e bota

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.