DYLON

Rukola, bima e shëndetit të mirë!

Avatar photo Redaksia

Rukola është një gjethe jeshile, e cila është cilësuar nga mjekët dhe dietologët si bima e shëndetit të mirë. Kjo gjethe jeshile ka vlera të çmuara ushqyese. Në të gjenden fitokimikate të cilat mbrojnë kundër efektit kancerogjen të estrogjenit.

Në këtë mënyrë ajo mbron kundër kancerit te gjirit, të vezoreve dhe të prostatës. Rukola është burim i pasur i:

EkoHigjiena

-Acidit folik – tepër i rëndësishëm për zhvillimin e trurit të fetusit.

-Vitaminave B – të rëndësishme për sistemin nervor

-Vitaminës A, K – lidhen me shikimin dhe mpiksjen e gjakut përkatësisht

-Vitaminës C – antioksidant i fuqishëm

-Hekurit, kalciumit dhe magnezit – minerale të rëndësishme

A e dini se rukola hyn në të njëjtën familje me brokolin? Arsyeja përse rukola fiton pikë më shumë se spinaqi është se ajo përmban më pak oxalate, duke e bërë kështu kalciumin që ajo përmban, më të përthithshëm për organizmin.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.