DYLON

Ruhan Kurteshi braktis PDK-në

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan i iku edhe Ruhan Kurteshi, nënkryetari i nëndegës së PDK-së në Zhegër të Gjilanit.

Kurteshi e ka konfirmuar për Portalin 2Lonline se ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të nëndegës së PDK-së në Zhegër dhe për më tepër ai thotë se po largohet krejtësisht nga ky subjekt duke mos qenë më as anëtar.

EkoHigjiena

“Bile më nuk dua të jem as simpatizantë i këtij subjekti”, thotë Kurteshi i cili ndër arsyet përmend edhe injorimin nga Dega me rastin e propozimit të kandidaturave për deputet ku emri i tij nuk është marr fare parasysh edhe pse ishte i propozuar nga struktura e PDK-së së Zhegrës.

Ai tha se nëndega e Zhegrës i ka dërguar tri propozime për kandidatë të mundshëm për deputet, në mënyre që të jepet hapësirë kryesisë së degës së PDK-së në Gjilan të vendos për propozimet e bëra e në takimin e së shtunës nga këto tri propozime votimi ju kanë nënshtruar vetëm dy prej tyre, me çka është injoruar propozimi  i kësaj strukture në Zhegër.

“Duke e parë këtë injorim që më kanë bërë një kryesi krejt artificiale, pa përfaqësim nga asnjë anëtar i kryesisë nga Zhegra, unë Ruhan Kurteshi jap dorëheqje nga nënkryetari i nëndegës dhe anëtarit të PDK-së”, ka thënë ai.

Përndryshe, Ishte emri i tij, i Bajram Isufit dhe i Ejup Qerimit që ishin propozime të nëndegës së Zhegrës por se kur është votuar në takimin e kryesisë së degës për të propozuarit për deputet të mundshëm, e që ishin 12 sosh, nuk ishte përfshirë fare emri i Ruhan Kurteshit. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.