DYLON

Rugovës i vazhdohet paraburgimi

Avatar photo Redaksia

Një gjyqtar ndërkombëtar në Gjykatën Themelore të Prishtinës ua ka vazhduar paraburgimin edhe për tre muaj tre të pandehurve të akuzuar në lidhje me pretendimet për blerjen e kundërligjshme të vizave Schengen nga Ambasada e Italisë në Kosovë. Njëri nga të pandehurit, Ukë Rugova është deputet në Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu, shtatë të pandehurve tjerë u është vazhduar masa e arrestit shtëpiak. Të gjithë të pandehurit akuzohen për veprën e Krimit të organizuar në lidhje me veprat Shpërdorim i pozitës zyrtare, Ushtrim i ndikimit dhe Mashtrim.

EkoHigjiena

Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Të gjitha palët kanë të drejtë ankese, thuhet në komunikatën e EULEX-it.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.