DYLON

Rugova politikan me vizion dhe përkushtim një hap para të gjithëve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kreu i Komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri , me rasti ne Ditës së Presidentit, ka kujtuar Dr Ibrahim Rugovën duke thënë se ajo që e dallon Ibrahim Rugovën nga politikanët në Kosovë, regjion e Europë, është se ai ka qenë me vizion dhe me përkushtim një hap para të gjithëve.

Për më tepër, ja postimi i plotë i Hazirit

EkoHigjiena

Me rastin e Ditës së Presidentit, dëshiroj të theksoj ajo që e dallon Ibrahim Rugovën nga politikanët në Kosovë, regjion e Europë, është se ai ka qenë me vizion dhe me përkushtim një hap para të gjithëve. E them me krenari se e kam pasur fatin të punoj me presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova, si i ri, por dua ta them edhe një fakt se gabojnë të gjithë ata që thonë se kam qenë koleg i Ibrahim Rugovës. Pra, ai ka bërë procese dhe nuk ka pritur procese. Ai e ka bërë procesin dhe i ka detyruar të tjerët të merren me proces. Ai ka iniciuar procese, ka shkaktuar procese, ka realizuar ëndrra. Ne kemi qenë veprimtarë që kemi zbatuar politika dhe pjesë të vizionit të Ibrahim Rugovës sepse figura, vizioni dhe madhështia e tij, nuk ka lënë hapësirë as të mendosh shumë e as të debatosh shumë. Ai ka qenë një hap para çdokujt, jo vetëm në Kosovë, por edhe në botë. LH