DYLON

Rugova: Kuvendi ta parandalojë iniciativën që rrezikon tërësinë territoriale

Rugova: Kuvendi ta parandalojë iniciativën që rrezikon tërësinë territoriale
Avatar photo Redaksia

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Rugova, ka thënë se Kuvendi duhet ta thotë fjalën e fundit lidhur me idenë për korrigjimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka deklaruar se deputetët më 4 shtator duhet ta miratojnë rezolutën për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Rugova ka theksuar se Kuvendi duhet të parandalojë çfarëdo iniciative që rrezikon sovranitetin dhe tërësinë territoriale të shtetit.

EkoHigjiena

Ai ka shprehur optimizëm se rezoluta për këtë çështje do të mbështetet nga të gjitha partitë, edhe nga ato të pushtetit.

Rugova ka bërë me dije se opozita është në rrugën e duhur për t’i siguruar votat për rrëzimin e Qeverisë.

BURIMI: Epoka e re

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.