Në cilësinë e nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova ka ftuar strukturat e partisë së tij, që të respektojnë marrëveshjen e nënshkruar nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, e cila e bënë Thaçin president.
“Të respektohet marrëveshja e LDK-së e cila është nënshkruar dhe është qëndrim I strukturave të partisë”, ka deklaruar Haki Rugova.
Deklaratën Rugova e bëri sot në emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit. Deklarata e Rugovës vie pas disa zërave siç ishte edhe vendimi i kryesisë së nëndegës së LDK-së në Ulpianë dhe asaj të Tophanës 2, në Prishtinë për mos votimin e Hashim Thaçit për president të Kosovës.