DYLON

Rugova e përkrah Gashin: Isa Mustafa Kryeminister

Avatar photo Redaksia

Garda e vjetër e LDK’së që po përkrahin Ramush Haradinaj për Kryeministër kanë vazhduar të godasin Arben Gashin, i cili tha se pozitën e Shefit të Qeverisë duhet ta marrë Isa Mustafa.

Këtë ide të Gashit e ka përkrahur edhe anëtari tjetër i LDK’së, Naser Rugova.

EkoHigjiena

Lexojeni të plotë deklaratën

Nuk e kuptoj prej nga e gjithë kjo nguti ta përdhosin mendimin e deputetit Arben Gashit. Aq më tepër këto gjëra nuk janë në traditën dhe frymën e LDK-së, ku debati dhe mendimi ndryshe gjithnjë është vlerësuar.

Në fund të fundit, Arbeni nuk ka thënë ndonjë gjë që nuk e mendon elektorati i LDK-së dhe për më tepër e ka thënë atë që edhe e kërkon ky elektorat: LDK duhet ta ketë Kryeministrin!

Kushdo që pyet PSE dhe ngutet që dikë ta kualifikojë kështu apo ashtu duhet ta ketë në mendje se elektorati i LDK-së ka dalë në zgjedhje me qëllimin që LDK ta merr udhëheqjen e shtetit.

Shkaku i rrethanave të krijuara pas zgjedhjeve të 8 Qershorit, elektorati i LDK-së e perkrahu marrëveshjen me bllokun, si një alternativë ndaj keqqeverisjes së PDK-së. Por nëse, për shkak të pengesave ligjore dhe kushtetuese, pamundësohet që Isa Mustafa të zgjedhet Kryetar i Kuvendit, atëherë nuk shoh ndonjë rrugë tjetër pos asaj që e ka propozuar deputeti Arben Gashi. Kjo gjithnjë brenda supozimit se qëllimet e partnerëve të bllokut janë që vërtet të largohet PDK-ja nga pushteti.

Më poshtë janë gjërat që uhet t’i kemi parasysh:

1. Nëse Gjykata Kushtetuese nuk lejon që blloku të nominojë Kryetarin e Kuvendit, atëherë PDK le të të vetëkënaqet me postin e Kryetarit të Kuvendit, ndërkaq blloku duhet që të formojë qeverinë.

2. Nuk mund të flasim për bojkot të zgjedhjeve të mundshme, për protesta dhe gjëra të tjera që nuk i përkojnë kulturës tonë demokratike, përderisa zgjidhja është para hundëve.

3. Bllokada institucionale nuk mund të vazhdojë në pafundësi dhe nëse partnerët e bllokut nuk mund t’i përshtaten rrethanave që krijohen në ndërkohë, atëherë zgjedhjet ngelin opcioni i vetëm. Por, në këtë rast dhe në këto rrethana çfarë i kemi sot, ka rrezik që zgjedhjet t’i konvenojnë vetëm PDK-së.

4. Nëse veç patjetër do të na duhet të shkojmë në zgjedhje, atëherë duhet të mobilizohemi, të punojmë, të mos i përsëritim gabimet e 8 Qershorit dhe të dalim të parët.

LDK është lokomotivë që nuk ndalet!

Sinqerisht,

Dr.Naser Rugova

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.