DYLON

Rudnicë, dyshohet edhe për një lokacion ku mund të ketë trupa të shqiptarëve

Avatar photo Redaksia

​Në hapësirat e gurthyesit në Rudnicë, ku dyshohet se janë varrosur trupat e 250 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, do të hetohet edhe një lokacion i ri. Urdhëri ka ardhur nga Prokuroria për krime lufte e Serbisë, dhe kjo ndodh pas gjetjes së mbetjeve të të paktën 50 personave, në zonën që u hetua nga fillimi i gërmimeve, 6 javë më parë. Lokacioni i ri gjendet në hapësirën që ishte mbuluar nga gurët e shkëmbit të rrëzuar gjatë luftës, me qëllim të mbulimit të varrezës masive.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.