• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Uncategorized

Ruajtja e ujit domosdoshmëri

Redaksia 2LONLINE 26 Gusht, 2010 5 min
 Ruajtja e ujit domosdoshmëri

Urlich Biffar, drejtor i Qendrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan, fillimisht ka prezantuar përmes fotove gjendjen aktuale në tri komunat e rajonit të Gjilanit ku janë fokusuar ndotja e ujit, derdhjet e panevojshme të ujit dhe keqpërdorimi i saj. Ai ka thënë se kjo fushatë pjesë e të cilit është edhe kjo konferencë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për përdorim dhe shfrytëzimi sa më racional të ujit.

Biffar, ka bërë të ditur se është bërë një spot që po emitohet, është mbajt një emision televiziv dhe janë bërë gati 15 mijë afishe ngjitëse dhe broshura që do të shpërndahen anekënd këtyre tri komunave. Ai ka thënë se është krijuar një plan aksioni për këtë kampanjë të ujit, duke përmendur me këtë rast edhe mundësinë e organizmin të një konference të donatorëve në muajin tetor.

Ndërsa, Myrvete Hoti, kryeshefe ekzekutive e Kompanisë Rajonale për Ujësjellës “Hidromorava”, ka prezantuar sfidat me të cilat po ballafaqohet kjo kompani duke vënë theksin në shumë probleme me të cilat ballafaqohet.

Ajo ka thënë se 60 për qind e sasisë së ujit të prodhuar nuk faturohet dhe nga sasia prej 40 për qind sa faturohet, inkasohen vetëm 60 për qind, çka do të thotë se vetëm me 20 për qind të faturave të paguara kompania përpiqet të mbijetojë.

Ajo ka vlerësuar lartë iniciativën e OSBE-së për të ndërmarrë fushata të tilla pasi tha se nevojiten ato sepse ka shpenzim të pakontrolluara të ujit, humbje të ujit janë të mëdha, qasja ndaj shërbimeve publike është e ultë sikundër që edhe shkalla e pagesës është e ultë.

Ndryshe, Hoti ka bërë të ditur se Regjioni i Gjilanit ka 6 burime të ujit, prej të cilave katër në Gjilan dhe nga një në Dardanë dhe Viti. Kapacitete i tyre ka thënë ajo është 350 litra në sekondë.

Ndërsa kreu komunal i Gjilanit Qemajl Mustafa, ka thënë se komuna të cilin ai e drejton ka pas dhe ka prioritet furnizimin me ujë të qytetarëve dhe sipas tij, kësaj çështje edhe i kanë kushtuar mjaftë duke u angazhuar për investime kapitale, mirëmbajtje të rrjetit, dhe furnizim të qytetarëve me ujë të pijes dhe ngritje të vetëdijes së qytetarëve.

Edhe përkundër angazhimit të madh të kompanisë, ka thënë Mustafa ne nuk jemi të kënaqur me furnizimin me ujë në qytet, sepse akoma ka reduktime në pika të larta të qytetit.

Ndërsa iniciativën e OSBE, Mustafa e ka përshëndet dhe e ka përkrahur , duke ju ofruar bashkëpunim të ngushtë në aktivitet e këtij misioni. Për Mustafën akoma vetëdijesimi i qytetarëve për rëndësinë e ujit po mungon.
Por, Mustafa ka thënë se Kompania “Hidromorava”, e di diagnostikimin e problemit të ujit, asaj vetëm i duhet tani të hartohet një program dhe të bëjë trajtimin e atyre problemeve.

Ndërsa Shaip Surdulli, kryetar i komunës së Kamenicës, ka thënë se çështja e furnizimit të ujit është çështje esenciale për komunën e tij. Sipas tij, në Dardanë ka mungesë ditore të ujit edhe në qytet edhe në fshatra.

“Sasia e ujit nuk mjafton karshi harxhimit të konsumit, derisa edhe këtu po mungon vetëdijesimi i qytetarëve për ujin e pijshëm”, ka thënë Surdulli.

Ai ka pohuar se komuna e Dardanës ka projekt për të përmirësuar furnizimin me ujë, mirëpo nuk ka mjete të mjaftueshme që këtë projekt ta realizojë.

Ndërkohë, ai ka kërkuar që të shikohen edhe ligjërisht kompetencat ndërmjet komunës dhe Kompanisë Rajonale të Ujit, si kundër që ka kërkuar të ketë një bashkëpunim edhe më të madh ndërmjet këtyre dy institucioneve.

Edhe Nexhemedin Arifi, kryetar i Komunës së Vitisë, ka thënë se përveç problemeve me mungesë të ujit të pijes, Vitia përballet edhe me cilësinë e dobët të ujit për pije.

Arifi ka thënë se Komuna e Vitisë duhet sa më shpejt të rregullojë rrjetin e ri të ujit si dhe ndërrimin e gypave, ndërkohë që në këtë drejtim ka potencuar nevojën e ndihmës së komunës nga donatorë të mundshëm. /2lonline/

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmet e fundit
Gjilan

Gjilan: Arrestohen dy të dyshuar për shantazh

25 Shtator, 2023
Nacionale

Ministria e Mbrojtjes hapë konkurs për shkollim në Akademitë Ushtarake të SHBA-ve

25 Shtator, 2023
Nacionale

Osmani: Republikën e Kosovës nuk do të arrijë askush ta gjunjëzojë e

25 Shtator, 2023
Gjykatë/Prokurori

Salihu kërkoi nga gjyqtarët angazhim më të madh në përfundimin e lëndëve

25 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Gjilan: Arrestohen dy të dyshuar për shantazh

25 Shtator, 2023

Ministria e Mbrojtjes hapë konkurs për shkollim në Akademitë Ushtarake të SHBA-ve

25 Shtator, 2023

Osmani: Republikën e Kosovës nuk do të arrijë askush ta gjunjëzojë e ta përulë, derisa ka vajza e djem si Afrimi…

25 Shtator, 2023

Salihu kërkoi nga gjyqtarët angazhim më të madh në përfundimin e lëndëve dhe trajtimin e tyre sipas radhës

25 Shtator, 2023

Kryeministri Kurti mori pjesë në mbledhjen komemorative të organizuar në nderim të Heroit të Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku

25 Shtator, 2023

Kryetari Haliti vizitoi vendpunimet në asfaltimin e 24 rrugëve në Sadovinë të Muhaxherëve

25 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com