(2L ONLINE) -Komuna e Kamenicës është e përkushtuar për bashkërendimin e angazhimeve të institucioneve të ndryshme përsa i përket parandalimit të prerjes ilegale të pyjeve. Nënkryetari i komunës Fatmir Matoshi ka zhvilluar sot një takim të përbashkët me përfaqësuesit e policisë, zyrtarët e Drejtorisë së bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural, shefin e inspektoratit dhe shefin e personelit.
Qëllimi i takimit ishte për të koordinuar aktivitete të përbashkëta me qëllim të evitimit të ndonjë incidenti përgjatë vijës kufitare Kosovë- Serbi.
“Ditëve të fundit ka pasur incidente në pjesë të ndryshme të Kosovës, nga të cilat pati edhe jetë të humbura, dhe këto incidente kishin si arsye kalimet ilegale të kufirit kryesisht nga persona që merren me prerjen e pyjeve. Qëllimi ynë është që në këtë situatë të apelojmë tek të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm edhe kur prejnë pyjet me leje të autoriteteve përkatëse por që këto pyje ndodhen afër kufirit. Gjithashtu kërkojmë nga zyrtarët pyjor dhe drejtoria e bujqësisë që të jenë shumë të vemendshëm gajtë mbiqkyrjes së prerjes së pyjeve për të cilat kanë dhënë leje”, ka thënë Matoshi.
Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Islam Isufi, është shprehur i gatshëm për të koontribuar në këtë aspekt përkundër faktit se zyrtarët pyjor sipas tij i nënshtrohen rreziqeve të ndryshme gjatë punës së tyre.
Zëvendës komandantui i Policisë Gani Huruglica, ka shprehur gatishmërinë e policisë për patrullime të përbashkëta me zyratrët pyjor.
“Ne jemi të gatshëm që të asistojmë në qdo thirrje tuajën me qëllim të ruajtjes së pyjeve që janë pasuri shtetërore por edhe me qëllim ta parandalimit të incidenteve të ndryshme që mund të rezultojnë me viktima në njerëz:” tha zëvendëskomandanti Gani Huruglica.
Në takim u dakordua që Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe zhvillimit rural të inicojë bashklëpunim më të madh me policinë e Kosovës, dhe të kërkojë edhe takime me përfaqësuesit e KFOR-it me qëllim të bashkërendimitr të aktiviteteve.
Të gjitha palët apelojnë te qytetarët që të lajmrojnë të gjithë prerësit ilegalë të pyjeve për të ndihmuar institucionet në ruajtjen e jetëve dhe pasurisë shtetërore./2L ONLINE/