DYLON

RTK, thirrje partive që të ndërpresin presionin politik

Avatar photo Redaksia

Menaxhmenti i RTK-së reagon ashpër kundër presionit të madh politik që po i bëhet Transmetuesit Publik përmes formave të ndryshme nga partitë politike.

Rasti i fundit i përpjekjes së aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje për t’u futur me dhunë në objektin e RTK-së, por edhe paralajmerimi i tri partive politike për protestë kundër RTK-së këtë të shtune, vetëm sa i forcon shqetësimet e ngritura shumë herë nga menaxhmenti i RTK-së se politika është duke tentuar ta destabilizojë me çdo kusht transmetuesin e vetëm publik dhe më të fuqishmin në tregun medial transmetues në Republikën e Kosovës.

EkoHigjiena

Gjithashtu rasti i fundit i dëshmon pohimet e vazhdueshme të menaxhmentit për përpjekjet politike që nga brenda ta destabilizojnë RTK-në përmes manipulimit të disa punëtorëve të RTK-së.

RTK është e hapur për çfardo lloj llogaridhënie para insitucioneve kompetente sepse konsiderojmë se jemi duke e kryer punën tonë në mënyrën më të mirë të mundshme në rrethanat në të cilat jemi, por është duke u bërë i pamundur funksionimi i RTK-së përmes ndërhyrjes politike në të gjitha çështjet e RTK deri te edhe inkurajimi i mosdisciplinës në këtë institucion.

RTK edhe njëherë i bën thirrje të gjithë faktorëve politikë vendorë dhe ndërkombëtarë që ta lënë të qetë transmetuesin publik dhe punëtorët e tij, dhe në vend që të tentojnë ta shkatërrojnë, ta ndihmojnë në zhvillimin edhe më të madh duke e rregulluar çështjen e financimit, të pronës dhe digjitalizimit ashtu siç bëjnë vendet demokratike.

Kërkojmë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që urgjetisht të vazhdojë me procedurat për amandamentimin e ligjit të RTK-së i i cili tashmë ka hyrë në procedurë dhe me të cilin do të rregullohej financimi i qëndrueshëm dhe prona e RTK-së.

http://www.rtklive.com/index.php?id=2&r=27296

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.