DYLON

Rrustem Thaqi zgjidhet Kryesuesi i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Rrustem Thaqi zgjidhet Kryesuesi i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, nën udhëheqjen e Zëvendës Kryesueses, Arjeta Sadiku, mbajti mbledhjen e 367-të me radhë.

Gjatë këtij takimi anëtarët, si pikë të rendit të ditës kishin zgjedhjen e Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

EkoHigjiena

Kandidatët e nominuar për pozitën e Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Rrustem Thaqi dhe z. Besnik Bislimaj, nuk paraqitën programet e tyre para anëtarëve të KGJK-së, pasi ato ishin prezantuar në mbledhjen e kaluar.

Pas procesit të votimit me shumicë votash  anëtarët e KGJK-së, zgjodhën z. Rrustem Thaqin në pozitën e Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Mandati i tij si Kryesues fillon nga data e zgjedhjes dhe është tre (3) vjeçar.

Pas zgjedhjes, u bë edhe pranim-dorëzimi i detyrës ndërmjet Ushtrueses së deritanishme të detyrës së Kryesueses, znj. Arjeta Sadiku, dhe Kryesuesit të ri, z. Rrustem Thaqi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.