DYLON

Rrugët të cilat mirëmbahen nga Ministria e Infrastrukturës, janë të kalueshme dhe të gatshme për qarkullim të lirë të automjeteve

Rrugët të cilat mirëmbahen nga Ministria e Infrastrukturës, janë të kalueshme dhe të gatshme për qarkullim të lirë të automjeteve
Avatar photo Redaksia

Ministria e Infrastrukturës bënë të ditur se po vazhdon mbikëqyrjen e kompanive të mirëmbajtjes së auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale të Republikës së Kosovës.

Në të shtatë regjionet e Kosovës, kompanitë kontraktuese po vazhdojnë aktivitetet e tyre të mirëmbajtjes dimërore në baza ditore, ku rrjedhimisht konstatohet se:

-Në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës është bërë shpërndarja e kripës si preventivë ndaj krijimit të ngricave mbi shtresat qarkulluese, shkaku i mjegullës dhe temperaturave nën zero (-0). Por, pavarësisht intervenimeve, rrugët vazhdojnë të mbeten të lira për qarkullim.

EkoHigjiena

-Në kilometrin e 12-të të rrugës N9 Pejë-Kuçishtë-Bogë, të rajonit të Pejës, është duke u punuar në sanimin e deformimit të trupit të këtij segmenti rrugor. Përndryshe, të gjitha rrugët e këtij rajoni janë krejtësisht të qarkullueshme.

-Krejtësisht të lira për qarkullim janë edhe rrugët e rajonit të Ferizajt.

-Ndërkaq, sipas nevojës, po intervenohet me kripë edhe në rrugët e rajonit të Gjilanit.

-Rrugët në rajonin e Gjakovës gjithashtu janë të lira dhe në gjendje normale, pa ndonjë intervenim shtesë.

-Intervenime me kripë po bëhen edhe në rrugët e rajonit të Prizrenit, saktësisht në drejtimet Prizren-Carralevë, Prizren-Prevallë dhe Zhur-Restelicë.

Poashtu mirëmbajtjes dimërore po i kushtohet kujdes i veçantë edhe në autoudhët e Kosovës. Kësisoj, në drejtimin Suharekë-Morinë dhe Suharekë-Gjurgjicë të autoudhës “Ibrahim Rugova”, po intervenohet me kripë si masë sigurie. E njëjta masë po ndërmerret edhe në autoudhën A6 Doganaj-Han i Elezit.

Kryesisht, të gjitha rrugët të cilat mirëmbahen nga Ministria e Infrastrukturës, janë të kalueshme dhe të gatshme për qarkullim të lirë të automjeteve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.