DYLON

Rruga qarkore Tërnoc-Bujanoc mbyllet për qarkullim

Avatar photo Redaksia

Për shkak të punimeve që do të zhvillohen në këtë rrugë ajo do të jetë e mbyllur për komunikacion nga e mërkura deri të premten. “Njoftohen qytetarët e komunës së Bujanocit se prej ditës së nesërme (e mërkurë ), 28.10.2015 nga ora 10:00 do të jetë e bllokuar rruga transit që lidh fshatin Tërnoc me rrugën e Gjilanit, për shkak të asfaltimit të kësaj rruge. Rruga do të jetë e bllokuar për dy ditë, kurse do të lirohet për qarkullim prej ditës së premte, më datë 30.10.2015”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kabineti i kryetarit të Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, transmeton Titulli.com.

Me këtë rast nga qytetarët kërkohet mirëkuptim, duke u lutur që brenda kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative, kurse për autobusat edhe kamionët preferohet të shfrytëzohet rruga përmes fshatit Turi.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.