/2L ONLINE/ – Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani së bashku me Nënkryetarin Fatmir Matoshi dhe drejtorët komunal e kanë njoftuar Ministrin Lutfi Zharku me fillimin e punëve për asfaltimin e rrugëve locale në Kopërnicë si dhe e kanë vizituar rrugën kryesore të fshatit Bunari I Zenelit – Penda e Kopërnicës.
Kryetari Sinani ka falenderuar ministrin Zharku për bashkëpunimin e sinqert deri tash si dhe për realizimin e projekteve të filluara tani në komunën e Kamenicës si dhe për projektin e rrugës kryesore në Kopërnicë”.
Ministri Zharku ka shprehur kënaqësinë dhe ka vlerësuar lart punët për asfaltimin e rrugëve locale si dhe ka njoftuar se rruga kryesore do të kontraktohet dhe asfaltohet në vitin 2017. /2L ONLINE/