/2L ONLINE/ – Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë të ditur, se në orët e mbrëmjes, si rrjedhojë e vërshimeve prej shirave, disa rrugë në komunën e Vitisë janë të bllokuara për momentin.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë për Portalin 2L ONLINE, se si pasojë e vërshimeve, rruga Kllokot – Viti dhe Pozheran – Kllokot-Skifteraj për momentin është e bllokuar.
Autoritetet komunale përkatëse po bëjnë përpjekje për tejkalim të situatës alarmante.
Përndryshe, sot më herët edhe autoritetet komunale të Vitisë, thanë se janë në terren, ndërkohë kanë apeluar për vëmendje tek qytetarët dhe të kufizojnë lëvizjet.
Naser Haziri përgjegjës komunal i sektorit për Siguri dhe Emergjence, kishte apeluar tek qytetarët që të jenë të vëmendshëm gjatë qarkullimit në rrugët e disa fshatrave si: Budrikë, Remnik, Skifteraj e Radivojc.
Ai kishte thënë se është situatë alarmante dhe mund të ketë përkeqësim në bazë të asaj që po shihet sepse të reshurat po vazhdojnë. /2L ONLINE/