DYLON

Rruga Ferizaj-Gjilan afër Bondsteel, do të emërtohet Beau Biden

Avatar photo Redaksia

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj, ka vendosur që rruga Ferizaj-Gjilan afër fshatit Sojevë dhe bazës kryesore Amerikane në Kosovë, Bondsteel, të emërtohet Beau Biden.

Këtë e ka bërë të kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes postimit në faqen e tij në FB. Ja postimi i plotë I kryeministrit Mustafa:

EkoHigjiena

“Në Qeveri vendosëm që rruga Ferizaj-Gjilan afër fshatit Sojevë dhe bazës kryesore Amerikane në Kosovë, Bondsteel, të emërtohet Beau Biden. Beau ka kontribuar në paqen, sigurinë dhe drejtësinë në Kosovë dhe në misione paqeje dhe demokracie edhe në vende tjera. Babai i Beau, Zëvendës Presidenti Amerikan, Joe Biden, do të jetë krenar me veprën e tij edhe pse iku në moshë të re. Jemi krenar me miqësinë permanente të Kosovës me SHBA!”

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.